Ivan Gvozdenovic: Jam i lumtur qe jam pjese e nje klubi te madh

0
SHPËRNDAJE

Eshte bashkuar dje me skuadren dhe sot ka nisur punen ne krye te bardhebluve perkrah trajnerit Shkelqim Muca. Ivan Gvozdenovic ne rolin e zevendes trajnerit tregon emocionet e dites se pare dhe objektivat pa harruar te falenderoje ata qe besuan per ta rikthyer tek Tirana kete rradhe jo si futbollist por si pjese e stafit. “Jam shume i lumtur qe kam firmosur per nje klub shume te madh ne Shqiperi. Tirana numeron 24 kampionate dhe une shpresoj shume qe kete vit se bashku te bejme 25. Falenderoj presidentin Halili qe besoj tek mua. Falenderoj drejtorin sportiv Devi Muka, ai eshte nje emer shume I madh ne klub dhe besoj shume te mua. Jam i lumtur qe do te punoj me nje trajner te madh si Shkelqim Muca. Ai ka eksperience, ka autoritet dhe disipline dhe une do te mesoj shume prej tij. Jam i lumtur qe do te punoj me keta njerez ne nje ekip te madh. Tirana eshte nje klub i madh, me nje tradite te madhe dhe me tifoze perfekt “Fanatics”. Falenderoj tifozat qe me kane perkrahur si lojtar te Tiranes si dhe tani ne rolin e trajnerit. Une shpresoj shume qe se bashku mund te marrim rezultate te mira dhe duke punuar fort me disipline dhe profesionalizem mund te behemi te sukseshem. Jam shume i lumtur qe jam bere pjese e nje klubi kaq te madh sa Tirana”, ka deklaruar Ivan Gvozdenovic. 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.