Ivani ka një dëshirë

0
SHPËRNDAJE

ivani salihiPaolo Ivani është një nga elementet e shumtë cilësore të afruar në ekipin e parë nga ekipi i të rinjëve, ekipi i cili arriti të shpallet dhe kampion i Kategorisë Superiore.

19-vjeçari Korçar ishte një nga lojtarët më të spikatur në ekipin e Jani Kaçit, golat e të cilit kanë bindur drejtuesit për ti dhënë një vënd në ekipin e parë.Ivani në një prononcim për webin zyrtar të klubit ka rrëfyer emocionet e grumbullimit me ekipin e parë si dhe ëndrrën e tij të madhe, të arrijë sukseset e kolegut të tij në sulm, Hamdi Salihit.

1- Paolo, ishit faktor i rëndësishëm vitin e kaluar për ekipin U-19 teksa arritët të shpalleni kampion i Kategorisë Superiore, si do e vlerësonit këtë eksperiencë?

Përkushtimi i madh, besimi si dhe stërvitja serjoze bënë që të shpallemi kampion të Shqipërisë.Rikthimi në Korçë dhe fitimi i titullit ishte padyshim realizimi i një ëndrre të madhe për mua.

2- E prisnit ftesën nga ekipi i parë?

Mund të them që ishte një surprizë e këndshme grumbullimi dhe debutimi me ekipin e parë.Është nder dhe privilegj i madh të luash dhe stërvitesh për kampionët e Shqipërisë.

3- Vetëm 19-vjeç, por keni bërë një ‘hap’ mjaft të madh teksa tashmë jeni pjesë e padiskutueshme e ekipit të parë.Cilat janë objektivat tuaja personale?

“Hapat” e mëdhenj nuk vijnë rastësisht por si rrjedhoje e punës dhe stërvitjes serjoze. Objektivi im mbetet puna në skuadër dhe të jap gjithçka për ekipin tim të zemrës.

4- Shpesh jeni shprehur se jeni duke ndjekur hapat e Salihit. Çfarë ndjenjë është të stërvitesh përkrah një idhulli?

E vertetë, po ndjek ‘hapat’ e Salihit. Jo vetëm një lojtar i madh por dhe një njëri modest.Shpresoj që një ditë të kem fatin të jem një sulmues i madh si ai.

5- Përveç drejtuesve të klubit, edhe tifozëria beson tek aftësitë tuaja, madje shpesh herë lëvizjet tuaja shoqërohen dhe me ovacione, cili është mesazhi juaj për tifozët?

Shpresoj që ta shperblej me gola këtë besim të madh të klubit dhe tifozëve.Un premtoj maksimumin tim për fitimin e titullit të shtatë kampion radhazi. Ovacionet e tifozëve më japin zemër dhe kurajo. I falenderoj për mbështetjen e tyre, janë padiskutim më të mirët.

/kfskenderbeu.al

S'KA KOMENTE

Comments are closed.