Izair Emini: Do flas me Kukësin dhe pastaj do vendos

0
SHPËRNDAJE

Superiorja / Futbollistit tetovar, Izair Emini, i skadon kontrata me Kukësin pas ndeshjeve të Kupave të Europës, por ende nuk dihet nëse do të mbetet pjesë e kampionëve të Shqipërisë apo jo, pasi këta të fundit nuk i kanë ofruar rinovim të kontratës. Në anën tjetër ai ka pasur një kontakt me Shkëndijën e Tetovës, të cilës i ka sqaruar se si qëndrojnë punët me Kukësin. “Mua kontrata me Kukësin më përfundon pas kualifikimeve të ndeshjeve europiane. Për momentin nuk më është ofruar ndonjë marrëveshje e re, por do të ulemi pas ndeshjeve të Champions-it dhe do të flasim për vazhdimin e bashkëpunimit. Do të shohim se çfarë do të më ofrojnë”, – thotë Emini.

Ai ka një vit e gjysmë që është pjesë e klubit kuksian, që u fut në histori të futbollit shqiptar duke fituar titullin e parë të kampionit. I pyetur nëse ka dëshirë të kthehet te Shkëndija, ai ka këtë përgjigje: “Mirë do të ishte, po të shohim. Unë iu kam treguar drejtuesve të Shkëndijës se kam kontratë me Kukësin edhe për Champions-in dhe mbeti me kaq. Tani të shohim”. Kujtojmë se Emini ka qenë pjesë e Shkëndijës për katër vite, në sezonet 2009-2013.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.