Izair Emini vendos të ardhmen por…

0
SHPËRNDAJE


Superiorja/ Izair Emini, sulmuesi tetovar i Kukësit, shkëlqeu në ndeshjen e fundit që zhvilloi ndaj Sherifit të Tiraspolit në Champions League, çka bëri që shumë gjëra të ndryshimin.

Te verilindorët e kishin përgatitur prej kohësh largimin e tij, por tashmë është i paprekshëm dhe në klubin e Kukësit të thonë që është ende nën kontratë.

Vetë lojtari pretendon që ajo i ka mbaruar, ndërkohë që mbetet për t’u parë se si do të zgjidhet kjo çështje. Gjithsesi, Emini e ka vendosur të ardhmen e tij dhe këtë e ka thënë në një intervistë për “Art Channel”.

“Kam kontakte me klubin e Shkëndijës. Si fillim duhet të ndërpres bashkëpunimin me Kukësin, por ata më thanë që unë kam edhe një vit kontratë. Nëse unë marr lejekalimin, mund të them se do të jem lojtar i Shkëndijës”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.