J.Mauri firmos me Milan: Frymëzohem nga Gatuzo

0
SHPËRNDAJE

JMaur
Mauri duke firmosur me Galianin

Te Milani është dita e Jose Mauri. Gjithçka mund të quhet e mbyllur me sukses, pasi lojtari italo-argjentinas ka kryer vizitat mjekësore dhe ka firmosur pasdite kontratën me klubin kuqezi. Ndërkohë që ka lëshuar edhe fjalët e para: “Jam shumë i emocionuar. {ër mua ishte e rëndësishme telefonata e Galianit. Frymëzohem nga Gatuzo. Milani ishte ëndrra ime, pasi është skuadra me më shumë tituj në botë bashkë me Bokan. Shpresoj të ndihmoj Milanin për t’u rritur dhe që Milani të më ndihmojë të piqem”.

jmNdërkohë që në deklaratat e tij ka spikatur edhe një “Unë kam lindur gati”, frazë e dëgjuar edhe më parë në ambientin milanist nga një legjendë si Clarence Sedorf. Prandaj kanë filluar edhe oguret që Mauri do t’i ngjajë holandezit, pasi kanë pak a ashumë të njëjtin pozicion në fushë. Mesfushorit është përforcimi i katërt veror i Milanit dhe vjen me parametër zero nga Parma, ku në sezonin e fundit luaji 33 ndeshje kampionati.

jm2
J.Mauri me fanellën e Milanit

S'KA KOMENTE

Comments are closed.