Ja 10 kandidatët për lojtarin më të mirë në Europë

0
SHPËRNDAJE

kupaDisa nga futbollistët më të mirë në botë do të konkurojnë në garën për lojtarin më të mirë të Europës. Ai do të jetë njëri nga lista 10 emërore e bërë publike sot nga UEFA.

Pas zgjedhjes së këtyre emrave nga 55 gazetarë të vendeve anëtare të oraganizatës që drejton futbollin europian, lista me 10 futbollistë do të reduktohet vetëm në tre emra të cilët do të bëhen të ditur me 5 Gusht të vitit të ardhshëm. Më pas juria do të votojë fituesin që do të zgjidhet me 25 Gusht në Monako.

Argjentinasi Lionel Messi, fitues i vitit të kaluar do të synojë ta fitojë këtë çmim për të tretën herë.

Sipas një rendi alfabetik emrat e nominuar janë:

  1. Gareth Bale (Real Madrid dhe Uells)
  2. Gianluigi Buffon (Juventus dhe Itali)
  3. Antoine Griezmann (Atletico Madrid dhe Francë)
  4. Toni Kroos (Real Madrid dhe Gjermani)
  5. Lionel Messi (Barcelona dhe Argjentinë)
  6. Thomas Müller (Bayern München dhe Gjermani)
  7. Manuel Neuer (Bayern München dhe Gjermani)
  8. Pepe (Real Madrid dhe Portugali)
  9. Cristiano Ronaldo (Real Madrid dhe Portugali)
  10. Luis Suarez (Barcelona dhe Uruguai)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.