Ja 4 nga arsyet pse Skënderbeu do vuaj ndaj kazakëve të Kairatit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Skënderbeu ka shkruar historinë e futbollit shqiptar duke u kualifikuar në Europa League, por misioni i tij evropian këtë verë është shumë i ndërlikuar. Ndryshe nga rivali i fazës së parë të “play-off”-it, St. Julia, i cili ishte një ekip shumë i lehtë, rivali i radhës, Kairat Almati, është diçka krejt tjetër.

Së pari, ky klub është shumë i organizuar dhe ka një buxhet shumë herë më të madh se ai i Skënderbeut. Si rrjedhojë, skuadra përbëhet nga një grup i shkëlqyer lojtarësh, sidomos në repartin ofensiv. Kjo nuk do të thotë se korçarët janë keq, por – krahasuar me vitet e kaluara, kur në fushë ishin Shkëmbi, Berisha apo Salihi (në formë optimale) – diferenca është e qartë.

Së dyti, Kairati është më i freskët se ekipi i Ilir Dajës, sepse aktualisht është në rrjedhën e 20 ndeshjeve të kampionatit, ku renditet i dyti. Në Shqipëri, kampionati nis në shtator, ndërkohë që Skënderbeu e ka ndryshuar shumë skuadrën dhe lojtarët ende nuk janë përshtatur mirë me njëri-tjetrin.

Së treti, kazakët kanë fituar nëntë ndeshjet e fundit dhe thuajse gjithmonë me nga dy-tre gola për takim. Kjo tregon forcën që kjo skuadër ka.

Së katërti, merkatoja e rivalëve. Ditët e fundit, Kairati ka zyrtarizuar huazimin e qendërmbrojtësit Sheldon Bato. Titullar te Krilia dhe te kombëtarja e Trinidad-Tobagos, dje ai luajti shumë mirë në debutim dhe është komentuar si një blerje e madhe për kazakët.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU