Ja arbitri i ndeshjes Izrael – Shqipëri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtarja / Pas maskaradës në ndeshjen e parë që u bë nga arbitri Denis Ajtekin, ndeshja Izrael – Shqipëri do të gjykohet nga një arbitër nga Bjellorusia. Bëhet fjalë për Aleksei Kulbakov do të ketë gjyqtari i cili të dielën do të drejtojë në Haifa ndeshjen ku kuqezinjtë e De Biazit do të përballen me Izraelit vëndas.

Aribtri 37-vjeçar është një emër mjaft i njohur në arenën ndërkombëtare, pasi Kulbakov arbitron rregullisht në aktivitete të rëndësishme si në fazën në grupe të Ligës së Kampioneve apo edhe Ligës së Europës.

Duke parë gafat që arbitri Ajtekin bëri në ndeshjen e parë të luajtur në “Elbasan Arena”, të gjithë ishin duke pritur se kush do të ishte ai që do vendosë drejtësi në ndeshjen e dytë mes dy Kombëtareve.

Aleksei Kulbakov njihet si një arbitër disi tolerant që e nxjerrshpejt kartonin e kuq, përkundrazi, rezulton se në të gjitha ndeshjet e kombëtareve që ka drejtuar, ai nuk ka dhënë asnjëherë një të tillë, ndryshe nga Ajtekin.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.