“Ja çfarë duhet të bëjmë ndaj Salsburgut”

0
SHPËRNDAJE

sormani xhikaKONFERENCE PER SHTYP

ADOLFO SORMANI:Siç edhe po e ndiej është një optimizëm i madh, ndoshta une mund të them Shumë i madh. E konsideroj veten si një njeri mjaft të ekuilibruar. I ftoj të gjithe që shumë shpejt te kthehen me këmbë në tokë. Po flasim për një sfidë ku përballë njëri tjetrit do jenë miu me elefantin. Ju kujtoj se Salsburgu është në vendin e 48 të renditjes se Uefas. Dua tju kujtoj të githëve që presidenti yne Gazment Demi është një person ambicioz i suksesshem dhe i ekuilibruar, dhe mua më ka zgjedhur për kulturen e punës. Ne duhet të punojmë më shumë se të tjerët dhe të flasim më pak. Ne duhet të bëjmë gjithçka mirë përballë çdo kundërshtari dhe besoj kjo është filozofia që kam aplikuar tek Partizani. Eshtë krenaria që të luajmë për këtë fanelë dhe skuadrën tonë. Çdo ditë u kujtojmë lojtarëve të luajnë për skuadrën dhe me skuadrën. Nuk është aspak e habitshme që Xhika është prezent në konferencën për shtyp. Në një kohë që Alban Hoxha është në vëmendjen e të gjithëve, une dua tju kujtoj të gjithëve se e gjithë kjo arritje që ka bërë Paetizani është një sakrificë e tërë skuadrës.

DASHAMIR XHIKA : Gjendja në skuadër është tepër entuziaste . Traineri Sormani ka sjellë një frymë pozitive dhe të gjithë po stërvitemi fort për të dhuruar një tjetër paraqitje pozitive.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.