Ja cila është goditja e Vllaznisë në sulm

0
SHPËRNDAJE

Superiorja/ Skuadra e Vllaznisë ka bërë një goditje “in-extremis” në merkato. Kuqeblutë kan forcuar sulmin teksa kanë afruar në ekip Arenc Dibrën. Sulmuesi shkodra rikthehet tek ish ekipi nga ku ka dalë si lojtar pas aventurës tek ekipi i Besëlidhjes ku u aktivizohet prej 3 sezonesh. Ai tashmë është zyrtarizuar si afrimi më i ri i skuadrës së Vllaznisë shtuar kështu konkurencën tek reparti ofensiv i skuadrës së Vllaznisë.

Arenc Dibra
Arenc Dibra

Pas forcimeve në mesfushë e mbrojtje, tashmë i ka ardhur rradha edhe sulmit. Dibra shihet si një lojtar i nevojshëm për kuqeblutë pasi do të jetë një alternativë më shumë për trajnerin Armando Cungu gjatë sezonit aktual. Dibra ka dalë nga akademia e Vllaznisë, por prej vitit 2013 luante tek skuadra e Beselidhjes, skuadër me të cilën ka spikatur në vitet e fundit. Tashmë merkatoja e shkodranëve mund të quhet praktikisht e mbyllur duke parë edhe afrimin e sulmuesit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.