Ja cili do të bëhet futbollisti më i shtrenjtë në histori

0
SHPËRNDAJE

Futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave? Jo, nuk bëhet fjalë për Leo Messin, por për Angel Di Marian, i cili është praktikisht një lojtar i PSG-ës, teksa me këtë kalim do të shkruajë historinë. Argjentinasi me transferimin e tij pritet të shenjojë historinë jo vetëm për arsye teknike, por edhe për ato financiare.

aDiE të thuash që në 1994-n, kur ishte 6 vjeç, u transferua nga El Torito te Rosario Central, për vetëm…26 topa futbolli. Kurse tani, shuma që do të shpenzohet për atë është marramendëse. PSG thuhet se gjithcka po përmbyll për shifrat e 65 milionëve. Por, duke përmbledhur të gjitha shpenzimet e operacioneve të transferimeve të tij që prej ikjes nga Rosario Central, argjentinasi do të kthehet në lojtarin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, duke kapur shifrat e 185 milionë eurove e duke lënë pas Zlatan Ibrahimovicin, me 165 milionë. Po a ia vlen vërtet kaq shumë ky Di Maria?

S'KA KOMENTE

Comments are closed.