Ja çmimet e biletave për ndeshjen me Portugalinë në “Elbasan Arena”

0
SHPËRNDAJE

Janë caktuar nga ana e Federatës Shqiptare të Futbollit edhe çmime e biletave, që kanë dalë në shitje, për ndeshjen me Portugalinë. Ajo do të jetë e dyta e sfidave që do të luhen në shtator, pikërisht më datë 7. Me 4 na pret Danimarka. Saktësisht, çmimet vijojnë si më poshtë:

Tribunat C2, G2 do të jenë 1.000 lekë
Tribunat C1, C3, G1 do të jenë 1.500 lekë
Tribunat D, F do të jenë 2.000 lekë
Tribuna E do të jenë 3.000 lekë
Tribunat B1, B5 do të kushtojnë 6.000 lekë
Tribunat B2, B4, A1, A4 do të kushtojnë 8.000 lekë
Tribuna A2, A3, B3 do të kushtojnë 10.000 lekë

cmimeElbNë bazë të njoftimit të bërë nga ana e FSHF, biletat mund të blihen dhe online, në një kohë që lajmërohen të gjithë tifozët se “Elbasan Arena” është i pajisur me sistem elektronik të kontrollit të këtyre biletave e gjithçka në hyrje të stadiumit është e kompjuterizuar. “E vetmja mënyrë për t’u siguruar nëse biletat janë të rregullta është kontrolli me pajisjet e kompjuterizuara. Prandaj këshillojmë të gjithë të interesuarit të blejnë bileta vetëm në pikat zyrtare të shitjes të ofruara nga FSHF”, thuhet në njoftimin e nxjerrë.
Ndeshja me Portugalinë është programuar të luhet përpara asaj në transfertë me Danimarkën. Bëhet fjalë për dy ndeshje, që do të jenë tepër vemdimtare për shpresat e kuqezinjve për të prerë biletën e Euro 2016.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.