Ja e vërteta e Ardit Hoxhajt, në mes edhe një skuadër tjetër në Greqi

1
SHPËRNDAJE

 

hoxhajPo aludohet shumë për sulmuesin e talentuar të Bylisit, Ardit Hoxhaj. Lojtari në fjalë, pasi ka kaluar provën tek PAS Janina, situata ka mbetur midis dy klubeve për tu zgjidhur në lidhje me cmimin e kartonit të lojtarit. Shifra e ofruar nga pala greke ishte shumë e vogël, rreth 30.000 euro, gjë me të cilën s’ka rënë aspak dakord presidenca ballshiote.

Për ata që cuditen, nuk ka asgjë për të menduar keq. Kthejeni kasetën në krahun tjetër: nëse Bylis do të kërkonte një lojtar tek PAS Janina cmimi do të ishte i kripur sigurisht dhe askush s’do t’ja falte. Bylis ka investuar tek ky lojtar për politikat e klubit, dhe normal që do të kërkojë të përfitojë.

13566024_10154153321702254_20513575_nNdërkohë që mediat greke shkruajnë për një shifër të cmendur që po kërkohet, rreth 800 mijë euro, por kjo s’është aspak e vërtetë. Ky burim mund të ketë dalë nga presidenca e PAS Janinës për arsyen e vetme që do ta shpjegojmë më poshtë.

Me të mësuar faktin se për lojtarin që kishte në provë interesohet edhe Panionos, mes dy klubeve nis xhelozia dhe inati që është gjithsesi gjithnje shumë i madh. Taktika për të ushqyer me lajme false mediat ka vetëm një qëllim: disinformimin e klubit të Panionosit për të mos besuar tek bashkëpunimi apo afrimi i Ardit Hoxhajt.

Këto janë informacionet që Minuta90.com disponon dhe duke qenë të sigurtë në burimet tona menduam t’ju servirim të vertetën sipas këtij këndvështrimi tonin. Më pas jeni ju që gjykoni./Minuta90.com

1 KOMENT

  1. ne shkrimin e gazetes greke thuhet qe buxheti i ekipit nuk duhet te kaloj 800000 euro dhe jo qe do bylis kete shume parash.duhet te nderroni perkthysin e greqishtes ju.

Comments are closed.