Partizani – Stromsgodset 0-1/ “Demat” s’kanë fuqi të përmbysin norvegjezët

0
SHPËRNDAJE
Loading...

11713502_565754026898472_1798739694_n

Partizani – Stromsgodset 0-1

90+5′ Valsvik

Formacionet
Partizani: Hixha; Kalari, Bicaj, Vrapi, Fejzullahi; Mazrekaj, Batha, Vila, Fazlliu; Plaku, Raçiç Tr.S.Starova
Stromsgodset: Pettersen, Hamoud, Valsvik, Madsen, Vilsvik, Fossum, Abu, Ronning, Wikheim, Ogunjimi, Kastrati. Tr. Bjørn Ingebretsen

Komenti

Pjesa e parë ka nisur mjaftë e mirë për të kuqtë që krijojnë raste shënimi me anë të Fazlliut, Vilës dhe Plakut, gjithashtu edhe Mazrekaj ka pasur një mundësi të artë.

11160671_412717542255981_235248355747049246_n 11251170_412718502255885_5479559531451113413_n 10981738_412717892255946_5088886612350426931_n 11659461_412717432255992_8972142813213038928_n 11667450_412717665589302_7930592319859081080_n

Në pjesën e dytë Partizani e nis vrullshëm, por sërish është i paksatë përpara portës. Rastin më të mirë e ka Bici që nga një goditje këndi gjuan me kokë, por pret portieri mik. Tifizët kërkojnë me ngulm aktivizimin e Nexhipit dhe Starova ia plotëson dëshirën, por sërish ndeshja vazhdon me raste sporadike, Në një moment Sebino Plaku mund të përfitonte më mirë pasi po shkëputej i vetëm drejtë portës mike, por në fund nr.9 i të kuqve se merr mirë topin dhe humbet mundësin. Vila tenton sërish për të kuqtë me një goditje nga distanca, sërish është ballore dhe grushton Pettersen. Miqtë mundohen të qetësojnë situatën duke mbajtur në kontroll topin me qetësi. Ata afrohen shumë gradualisht në zonën e rreptësisë, por pa arritur të shënojnë. Vetëm në një rast ata afrohen në portën e kuqe, por Hoxha është i saktë në “thithjen” e topit. Deri në fundin e sfidës kur mendohej se rrjetat do të ngelin të paprekura, në aksionin e fundit norvegjezët shënojnë golin e fitores me një të majtë të saktë brenda zonës së rreptësisë të Gustav Valsvik. Në këtë mënyrë mbyllet edhe aventura e Partizanit në Ligën e Europës. Me dy humbje, 3-1 në Norvegji dhe 0-1 në Tiranë. Duhet thënë se Partizani krijoj volum loje, gjithashtu edhe raste, por pa mundur të gjej rrugën e rrjetës, atë e bëri më së miri ekipi norvegjez.

11667524_968581796496712_2167853006744292207_n

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.