Ja futbollisti më i vjetër në botë

0
SHPËRNDAJE

Pasioni për futbollin mund të të bëjë të kalosh çdo pengesë dhe të kalosh çdo limit. E di mirë këtë gjë Robert Karmona, i cili vazhdon të vrapojë pas topit në moshën 55-vjeçare.

Futbollisti uruguaian ka hyrë tashmë në librin “Guinness” për vitin e katërt radhazi si më i vjetri në botë që luan futboll. Ai vazhdon të përmirësojë rekordin e tij në fakt. Më parë ka thyer rekordin e Stenli Mathjus, i cili luajti deri në moshën 50 vjeç me Stoke.

Karmona ka lindur në Montevideo, më 30 prill 1962. E ka nisur karrierën në vitin 1975 dhe do të vazhdojë me një klub italian: Audax Orione. Një ekip diletantësh nga Tortona, në provincën e Alesandrias që merr pjesë në kategorinë e tretë. Një histori e pabesueshme që tregon edhe bukurinë e këtij sporti fantastik.

Rekordi Gines

S'KA KOMENTE

Comments are closed.