Ja gjyqtari i caktuar për Skënderbeu-Dinamo Z, vëzhgues një italian

0
SHPËRNDAJE

karaUEFA ka caktuar gjyqtarët, që do të vendosin drejtësinë në ndeshjen e së mërkurës në “Elbasan Arena” midis Skënderbeut dhe Dinamos së Zagrebit, e vlefshme për “play-off”-in e Champions League. Bëhet fjalë për rusin 36-vjeçar, Sergei Karasev, i cili është bërë bilbil i FIFA-s prej vitit 2010 dhe ka gjykuar mbi 50 ndeshje ndërkombëtare. Në edicionin e kaluar të Champions ka gjykuar Malmo-Olimpiajkos dhe Shalke-Sporting të fazës së grupeve. Ndërsa në këtë edion gjykon për herë të parë në këtë kompeticion madhor.
Ai do të asistohet nga Anton Averinov, Tikhon Kalugin, Sergei Lapochkin e Mikhail Vilkov. Arbitri i katërt është Igor Demesheko. Vëzhgues është caktuar një njohje e vjetër e gjykimit në Itali, ish-arbitri Alfredo Trentalange. Kurse delegati i UEFA-s është norvegjezi Nils Fisketjonn. Oficier i caktuar nga UEFA për ndërlidhjen do të jetë shqiptari Rejdi Avdo.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.