Ja “kasta” e ekipeve nga ku do të dalë kundërshtari i Skënderbeut

0
SHPËRNDAJE

Bazeli i falet Bjarnassonit

Bazel i Zvicrës, Selltik i Skocisë, Dinamo Zagreb e Kroacisë, por edhe Bate Borisov dhe Apoel i Qipros janë emrat e skuadrave të kualifikaura sonte, nga të cilat do të dalë kundërshtari i ardhshëm i Skënderbeut. Shorti do të hidhet të premten, 7 gusht dhe pikërisht aty do të zbardhet enigma e shumëpritur.
Një formalitet e pati mbrëmjen e sotme, veç Skënderbeut, edhe Bazeli, që kishte fituar me dy gola diferencë që në transfertën e një jave më parë në Poloni ndaj Leh Poznan, teksa në shtëpi është mjaftuar me një rezultat minimal 1-0. Edhe për Selltikun, suksesi i arritur në Skoci ndaj Karabakut të Agollit rezultoi vendimtar, pasi në ndeshjen e luajtur sot në Azerbaixhan ia dolën ta mbajnë në ekuilibër.

Malmo duke festuar kualifimin me përmbysje

Ndërsa ndeshjet e tjera kanë dhuruar përmbysje befasishme rezultatesh. Mbi të gjitha për t’u veçuar ishte fitorja e Malmoes, që pas ndeshjes së parë të humbur 2-0 me Salsburgun, sonte në fushën e vet ia doli të fitoi 3-0, duke siguruar kualifikimin që në pjesën e parë përballë austriakëve. Rrokullisje të situatës së favorshme të një jave më parë ka parë edhe Plzen, që vërtet kishte fituar 0-1 në Tel Aviv, por ja që Makabi ia ka dalë të fiksojë një fitore më të thellë brenda në Çeki, duke siguruar kualifikimin e bujshëm. Tepër emocionuese ishte edhe ndeshja e Beogradit midis Partizanit dhe Steauas së Bukureshtit, me rumunët që kryesonin 2-1 që pas 33 minutash lojë. Mirëpo në pjesën e dytë, serbët kanë reaguar fuqishëm, duke shënuar plot 3 herë, të ndihmuar edhe nga inferioriteti numerik i kundërshtarëve. E kështu tashmë futen në vorbullën e skuadrave që mund të ndeshen me Skënderbeun. Ndonëse duket se kanë koeficient më të ulët sesa ekipet e tjera, prandaj përballja me korçarët duhet të shmanget.

BELGRADE, SERBIA - AUGUST 05: Stefan Babovic (R) of FC Partizan Belgrade celebrates his goal with team-mate Fabricio (L) during the UEFA Champions League Third Qualifying Round Second Leg match between FC Partizan Belgrade and FC Steaua Bucharest at FC Partizan stadium on August 05, 2015 in Belgrade, Serbia.(Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)
Partizani Beogradit i gezohet fitores 4-2

Për t’u regjistruar në natën e sotme të Champions ishte edhe kualifikimi historike i Astanas së Kazakistanit, që mundi Helsinkin 4-3. Ndërkohë që Shahtjori nxorri nga kompeticioni Fenerbahçen e investimeve të mëdha në merkato.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.