Ja ku da zhvillojnë “fazën përgatitore” skuadrat e Superiores

0
SHPËRNDAJE

Skuadrat e Superiores bëhen gati për “fazën përgatitire” para nisjes së pjesës së dytë të kampionatit.

Pothuajse të gjithë ekipet kanë zyrtarizuar axhendën se ku do ta zhvillojnë fazën përgatitore para se të rifillojë sërish aktiviteti përveç Laçit.

Kukësi, Partizani dhe Skënderbeu kanë zgjedhur Antalian dhe një gjë e tillë është tashmë zyrtare. Luftëtari gjithashtu do të udhëtojë në Antalia, ndërsa edhe Tirana ka në plan këtë destinacion, por ende nuk është zyrtarizuar axhenda e sigurtë.

Teuta do të udhëtojë më datë 5 janar drejt Ulqinit në Mal të Zi, ndërsa Flamurtari nuk do të lëvizë nga Vlora.

Vllaznia është në mëdyshje, por me shumë mundësi edhe shkodranët do të zgjedhin Malin e Zi. Korabi do të qëndrojë në Tiranë, ndërsa për Laçin nuk ka ndonjë informacion se ku do ta zhvillojë fazën përgatitore.

Kukësi – Turqi

Partizani – Turqi

Skënderbeu – Turqi

Tirana – Turqi ?

Luftëtari – Antalia ?

Vllaznia – Mali i Zi ?

Teuta – Mali i Zi

Korabi – Tiranë

Laçi – ?

Flamurtari – Vlorë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.