Ja ku ka përfunduar Armend Dallku ish lojtari i Kombëtares

0
SHPËRNDAJE
Loading...

dallku
Ekipi më me nam në futbollin kosovar, Prishtina po synon të rikthehet e fuqishme në edicionin e ri të garave. Skuadra bardh-e-kaltër është përforcuar me shumë futbollistë të rinj, derisa ndryshime ka bërë edhe në shtabin teknik, duke emëruar trajner, Kushtrim Munishin.

Përparësi te ekipi i Prishtinës është përbërja e futbollistëve me përvojë si dhe atyre të rinj në moshë. Gërshetimi i përvojës dhe kombinimi i asaj me energji të lojtarëve të rinj, do të jetë një armë e fortë për ekipin nga kryeqyteti.

Pjesë e Prishtinës në këtë edicion është bërë edhe futbollisti me përvojë, Armend Dallku. Ai thotë se ekipi prishtinas, ka potencial të arrijë suksese në këtë edicion.

“Fitimi i titullit dhe i Kupës se Kosovës, janë synimet kryesore të ekipit të Prishtinës. Kemi fond të lojtarëve mjaft të kënaqshëm. Nuk mungon as eksperienca që kanë disa futbollistë edhe jashtë Kosovës. Përbërja e futbollistëve që kemi tani, janë mjaft premtues për të ardhmen e klubit dhe duke mos harruar se kemi një trajner të ri që është shumë kërkues. Prishtina është e kompletuar pasi që kemi edhe një staf profesional në klub në krye me presidentin Remzi Ejupi. Kur të gjitha këto forca bashkohen suksesi nuk do të mungojë. Si grup do të bëjmë gjithçka që është e mundur që t’i arrijmë synimet tona”, ka thënë Dallku, ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë

S'KA KOMENTE

Comments are closed.