Ja ku kanë shkuar fondet e UEFA-s

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Federata organizoi sot një takim me mediat për të diskutuar në lidhje me fondin e solidaritetit të UEFA-s. Shefi i Sektorit të Licensimeve dhe Projekteve në FSHF, Kejdi Tomori, doli para gazetarëve për t’iu përgjigjur interesit të tyre për këtë çështje dhe për të bërë trasparente mënyrën se si është proceduar për shpërndarjen e këtij fondi.

“Meqë kjo temë, është bërë një çështje mediatike, jemi këtu për t’ju informuar dhe sqaruar. Kemi përgatitur një tabelë me të dhëna të detajuara për të gjitha klubet dhe mënyrën e shpërndarjes për to, duke përfshirë ndërtimet në infrastrukturë, investimet nga ana e FSHF-së dhe financimet që kanë marë klubet”, – tha Kejdi Tomori, ndërsa shpjegoi në detaje edhe shifrat që janë shpërndarë nga fondi i solidaritetit të UEFA-s dhe projektet e financuara.lajmi_per_fondin

“Duke filluar që nga sezoni 2002-2003 e deri një sezon më parë, vlera ka qenë 2 milionë e 865 mijë euro, nga të cilat klubet kanë përfituar në formë asistencë apo grante për investimet e tyre shifrën prej 357 mijë eurosh dhe duke bashkuar një shifër prej 664 mijë eurosh, që klubet i kanë marrë para kesh shkojnë në vlerën 981 mijë euro. Pra këto janë para, të cilat klubet i kanë përfituar në mënyrë direkte”, – theksoi Shefi i Sektorit të Licensimeve dhe Projekteve në FSHF.

“Pjesa tjetër prej 1.8 milionë eurosh është bashkuar ndër vite në projektet tona ‘HatTrick’ , më konkretisht ‘HatTrick 1’, që ka pasur vlerën 1 milionë franga zvicerane, në projektin ‘HatTrick 2’ që ka pasur një vlerë prej 2.5 milionë euro, që u shtua duke përfshirë edhe këto fonde, dhe ‘HatTrick 3’. Pra pjesa prej 1.8 milion milionë eurosh ka kaluar në bashkëinvestime dhe bashkëfinancime për zhvillimin e futbollit të të rinjve, kryesisht në fusha stërvitore me bar artificial, të cilat i kanë shërbyer pikërisht ekipeve të moshave. Duke qenë se shumat e përfituara nga fondi i solidaritetit ishin të vogla, në shumë raste ato janë bashkuar me shuma të përfituara nga projekte të tjera për të realizuar një investim sa më serioz”, – deklaroi Tomori, i cili iu përgjigj edhe pyetjeve të gazetarëve për detaje edhe më të hollësishme në lidhje me këtë proçes. Ai tregoi nëpërmjet tabelave, mënyrën e shpërndarjes së fondit të solidaritetit për klube të veçanta për të cilët gazetarët shprehën interes.

Pr i Federatës Tritan Kokona, ka theksuar se institucioni i futbollit gjithmonë ka qenë transparent në lidhje me të gjitha proçeset. “Klubet por edhe përfaqësuesit e medias në çdo Asamble janë njohur me pasqyrat fianciare, të cilat janë të audituara nga organizma të specializuara shqiptare dhe ndërkombëtare. Në këto pasqyra të bëra publike,  është deklaruar edhe fondi i solidaritetit dhe nuk ka asgjë të panjohur për askënd”-deklaroi ai.

/Fshf.org

S'KA KOMENTE

Comments are closed.