Ja kur Etika do merret me çështjen Skënderbeu

1
SHPËRNDAJE

Ilir Shulku
Ilir Shulku

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptaretë Futbollit Ilir Shulku dhe Shefi i Sektorit të Garave Lysien Nurishmi, kanë dalë sot në një konferëncë për shtyp në ambientet e FSHF. Qëllimi i saj ishte sqarimi i disa vendimeve të rëndësishme të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, të marra në mbledhjen e djeshme.

“Ndryshimet në skemën e Kategorisë së Parë dhe të Dytë, kanë patur për qëllim që të rrisin sa më shumë rivalitetin dhe për ti mbajtur skuadrat në tonus deri në javën e fundit”-theksoi Shulku.

Pyetjes nëse do të ketë ndryshime të tilla në Kategorinë Superiore, Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku, i është përgjigjur: “Ju jeni dëshmitarë që lufta dhe rivaliteti në këtë kategori, ka vazhduar deri në javën e fundit, kështu që skema e Kategorisë Superiore do të vazhdojë të jetë e pandryshuar”. Ai sqaroi se ky kampionat do të fillojë me datë 7 shtator, për ti lënë të gjithë kohën e mjaftueshme, ekipit kombëtar për tu grumbulluar dhe stërvitur për ndeshjen e datës 5 shtator kundër Maqedonisë.

shulkSekretari i Përgjithshëm foli edhe për përfundimin e punimeve në stadiumin e Shkodrës, inspektimin e UEFA-s, faktin që më 24 gusht do të luhet ndeshja e Superkupës së Shqipërisë. Ai u ndal në temën e biletave për ndeshjen me Maqedoninë, duke deklaruar edhe çmimet që variojnë nga 1.000 për kategorinë më të ulët, deri në 8.000 lekë për kategorinë më të lartë, duke theksuar faktin se anëtarët e Fan Clubit, e kanë biletën të siguruar.

Interesimit të gazetarëve për vendimin e KAS në lidhje me dënimin për një vit të Skënderbeut nga Kupat e Europës, Sekretari i FSHF, i është përgjigjur se dje, është njohur me këtë vendim të Gjykatës së Lozanës, i cili i dënon korçarët me mospjesëmarrjen një vit, në Kupat e Europës. Sa i takon pyetjes, në se do të quhet Skënderbeu kampion i Shqipërisë apo do të ketë ndryshime, Sekretari i Federatës Shqiptare të Futbollit sqaroi se: ”Ne u njohëm dje, me vendimin e KAS. I kemi kërkuar zyrtarisht UEFA-s, që të na sjellë materialet dhe vendimin e arsyetuar të Komisionit të saj të Etikës për këtë çështje. Këtë material do t’ja kalojmë menjëherë për shqyrtim Komisionit të Etikës, pranë FSHF dhe do të jenë ata që do të vendosin për këtë çështje”-përfundoi Sekretari i Përgjithshëm i FSHF Ilir Shulku.

1 KOMENT

  1. CAS i quajti te verteta dhe hodhi poshte prendimrt e Skenderbeut, por patjeter z.Ilir ju do ibeni gjykimin e komisionit Tuaj alla shqiptarce dhe do na dale qe ti jepni medalje te tjera ekipit te Taketrukimit.

Comments are closed.