Profil/ Ja kush është Egnatia e cila suprizoi Kukesin, Kampion

0
SHPËRNDAJE

Dikush që sheh rezultatin e ndeshjes Egnatia – Kukesi (1-0) në  favor të rrogozhinasve , do ta quante turp paraqitjen e kampionave të Shqiprisë .

Por nuk është aspak e vertetë pasi rrogozhinasit kanë ndërtuar një ekip me “heronj” të heshtur pasi çdo lojtar i Egnatias ka luajtur në superligë.
Duke nisur nga portieri Olti Haremi , që është nje lojtar i dale nga ekipet zinxhir te Lushnjes , dhe pse në moshë  të re ai prej 3 sezonesh ka qenë pjesë e Lushnjës.

Dy qendrat e mbrojtjes Rubin Nako , qe me pare ka luajtur ne superlige me Apolloninë e Korabin , gjithashtu perkrah Nakos ne qender luan Jurgen Vogli i dale nga ekipet zinxhir te Shkumbinit ku pa provuar te luaj titullar si me Shkumbinin edhe me Elbasanin ne superlige.

Në krah te mbrojtjes luajnë Klaudi Rexhepi e Andi Bakiasi , Rexhepi ka luajtur ne superlige me Gramozin e Kukesin , ndersa Bakiasi me Teuten e Lushnjen.

Ne mesfushë luajne Dejan Dosti , Tedi Baholli , e Rigers Karaj tre emra jo shume te njohur ne superligë , por nga me te miret ne kategorin e pare .

Ne sulmë ishte 3-shja Gjoka – Mile – Selimaj ,

Samet Gjoka , i njohur ndryshe si “xhuxhi” ka luajtur me shume ekipe ne kategorinë e pare  në superligë , gjithashtu dhe Andi Selimaj ka qene pjesë e Korabit ne superligë.

Ndersa “truri” i Egnatia-s është kapiteni Vangjel Mile , ish sulmuesi i shume ekipeve me emer në superligë.

Ne stolin e Egnatia-s jane shume lojtar me emër si Viktor Gjyla qe me pare ka luajtur ne superlige me Partizanin e Lushnjën, Salvador Gjonaj dhe ky ka luajtur ne superlige me Lacin, dhe plotë lojtar te rinj.

Nuk duhet lenë pa përmendur dhe trajnerin Vladimir Gjoni , dhe dy ndimesit e tij , E.Thartori , S.Gosa. /minuta90.com

S'KA KOMENTE

Comments are closed.