Ja kush është gjermani që do japi drejtësi në super ndeshjen Partizani – Kukësi

0
SHPËRNDAJE


Superiorja / Zbulohen arbitrat e superndeshjes Partizani-Kukësi, që do të luhet sot në mbrëmje,në orën 19:00. Nuk do të jetë gjerman gjyqtari kryesor, ashtu siç prej dy ditësh përflitej, por ai do të vijë nga Sllovenia. Sipas RTSH-së, ndeshja delikate që mund të vendosë edhe fatin e titullit kampion, do të drejtohet nga 36-vjeçari Matej Jug, i cili nga gushti i vitit të kaluar dhe deri në mars të këtij viti, ka qenë prezent në dy ndeshje të Kombëtares shqiptare.

Gjyqtari slloven, që mban stemën e FIFA-s që nga viti 2009 dhe që gjykon rregullisht në eliminatoret e Europianit apo Botërorit, pa harruar këtu edhe Kupat e Europës, për herë të parë ka qenë protagonist në një ndeshje të përfaqësueses shqiptare më 31 gusht të vitit të kaluar. Ai drejtoi takimin miqësor në “Loro Boriçi” mes Shqipërisë dhe Marokut, që u mbyll në barazim pa gola. Ndërkaq, kontaktin e dytë më Shqipërinë, ai e kishte pak më shumë se një muaj më parë, në sfidën mes Italisë dhe Shqipërisë, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2018. Jug ishte gjyqtar i katërt në sfidën e luajtur në Palermo. Tani vjen si kryesor në sfidën Partizani-Kukësi.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.