Ja kush është piloti më i paguar në Formula 1

0
SHPËRNDAJE
Loading...

McLaren Formula One driver Fernando Alonso speaks to the media ahead of the Russian Grand Prix in Sochi, Russia, October 8, 2015. REUTERS/Maxim Shemetov

McLaren ka qenë në rënie konstante gjatë 2 sezoneve të fundit, por Fernando Alonso pavarësisht gjithckaje vazhdon të mbetet piloti më i paguar në këtë sport. Janë publikuar pagat që do të përfitojnë pilotët në vitin 2017 dhe në vendin e parë qëndron 2-herë kampioni i Botës spanjolli Alonso, i cili nuk ka rivalë pasi përfshirë edhe bonuset arkëton plot 37,7 milionë Euro në një sezon.Menjëherë pas tij pozicionohet Leëis Hamilton.

3 herë kampioni i Botës në Formula 1 nga kontrata aktuale me Mercedes-in përfiton 29,2 milionë Euro në një vit pa përfshirë bonuset në rast të arritjes së objektivave. Vetëm 900 mijë Euro më pak se Hamilton arkëton gjermani Sebastian Vettel te Ferrari duke u pozicionuar i 3-ti në këtë klasifikim special. Valteri Bottas i cili vetëm pak muaj më parë firmosi me Mercedes-in, mban vendin e 4-t pasi do të përfitojë në total 8 milionë Euro në 2017-tën, i ndjekur nga Raikkonen me 6,6, Ricciardo me 6,1 dhe Felipe Massa me 4,7 milionë Euro. Piloti më pak i paguar është Pascal Wehrelin i cili firmosi një kontratë me Sauber-in nga e cila do të përfitojë 150 mijë Euro në 2017-tën.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.