Ja kush janë 5 agjentët që kanë përfituar më shumë në futboll

0
SHPËRNDAJE

Jorge Mendes
Jorge Mendes

Revista presitgjoze “Forbes” ka bërë një renditje me të gjithë menaxherët më të forte dhe të pasur të futbollit. Natyrisht që i pari në këtë renditje qendron menaxheri kolumbian Jorge Mendes, i cili duket se është i vështirë për t’u arritur. Duke patur nën menaxhim yje të vërtetë si Cristiano Ronaldo, James Rodriguez, Angel Di Mari dhe David De Gea, pér të mos harruar edhe trajnerin Jose Mouriho, e bëjnë menaxherin Mendes më të fuqishmin ndër kolegët e tjerë. Agjensia e tij ka mbyllur marrëveshje me shifra të çmendura prej 850 mln euro, duke arritur të përfitojë plot 85 mln euro.

Jonathan Barnett
Jonathan Barnett

Në vendin e dytë renditet menaxheri Uellsian, Jonathan Barnett. Ai është agjenti i lojtarit më të shtrenjtë të paguar ndonjëherë në historinë e futbollit, Gareth Bale. Me këtë lëvizje ai thue edhe rekordin e mbajtur nga Cristiano Ronaldo dhe Mendes. Barnett menaxhon edhe lojtarë të tjerë si Joe Hart, Woijciech Szcezny, Luke Shaw, Ashley Young dhe Phil Jagielka. Ai ka arritur të përfitojë 39 mln euro nga mbyllja e kontratave që për pak arrinnë shifrat e 400 mln eurove.

Volker Struth
Volker Struth

I treti në listë është një gjerman, pikërisht Volker Struth. Ai menaxhon disa nga yjet e Bundesligës që janë edhe kampionë bote. Me lojtarë nën menaxhim si Marko Reus, Mario Götze, Toni Kroos, Benedikt Howedes dhe Josip Drmić, por edhe shumë yje të tjerë të Bundesligës, ai ka arritur të përfitojë 37 mln euro nga mbyllja e kontratave që kapin shifrat e 367 mln eurove.

Jose Otin
Jose Otin

Në vendin e katërt është Jose Otin, i cilësuar si specialisti i merkatos në futbollin spanjoll. Ai menaxhoj disa yje futbolli si Fernando Torres, Havi Martinez, Pedro, Vitolo, Jesus Navas, Raul Garcia dhe Nacho Monreal. Ai ka përfituar 20 mln euro nga menaxhimi i këtyre lojtarëve, teksa ka arritur te mbyllë kontrata me vlerën e 200 mln eurove. Për çudi në listën e “Forbes” Otin qëndron para Mino Raiolës.

Mino Raiola
Mino Raiola

Ai që mbyll listën e pesë më të mirëve është agjenti i lojtarëve më i fuqishëm italian. Ai quhet Mino Raiola dhe ka nën menaxhim yje si Zlatan Ibrahimovic, Paul Pogba, Mario Balotelli, Romelu Lukaku dhe Henrikh Mkitarhyan. Raiola ka arritur të mbyllë kontrata në shifrat e 250 mln eurove, dhe ka përfituar 25 mln euro në punën e tij.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.