Ja lista e dëshirave e Interit. Gati 150 milion euro për merkaton

0
SHPËRNDAJE


Inter / Liga e Kampioneve është dëshira e madhe e Interit, dhe përë këtë drejtuesit e klubit janë gati të shpenzojnë rreth 150 milionë euro në verë dhe në janar për të përforcuar skuadrën, sikurse shkruan “Corriere dello Sport”.

Interi ka piketuar disa emra për merkaton, teksa ëndrra është afrimi i Diego Simeones në pankinë. Në Francë kërkohet mbrojtësi i djathtë Fabinjo, pjesë e Monakos, ndërkohë që janë shënjestruar edhe Manolas i Romës, De Vrij i Lacios dhe Markinjo i PSG-s.

Për sulmin kërkohet një zëvendësues për Ikardin dhe ai është gjetur në Itali dhe bëhet fjalë për Petanjën, ish-sulmuesin e Milanit, që këtë sezon është pjesë e Atalantës, ku ka shënuar pesë gola në kampionat.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.