Ja lista e yjeve që nuk e kanë bindur Guardiolën

0
SHPËRNDAJE


Sergio Aguero është veç lojtari i fundit që nuk po arrin ta bind Pep Guardiola, apo ky i fundit po zgjedh dikë tjetër para tij.
Në karrierën prej trajneri, spanjolli në disa skuadra ka lënë në banka rezervë fillimisht e pastaj i ka larguar nga skuadra shumë yje të futbollit, që në skuadra tjera u rikthyen në lider të padiskutueshëm.

Mjafton që fillimisht që përmendin emrin e Zlatan Ibrahimovic, i cili po shkëlqen në Premierligë te Manchester United në moshën 35 vjeçare, ndërsa në kulmin e karrierës së tij, nuk e pati bindur Guardiolan te Barcelona, i cili e bleu për ta shitur pas një viti.

Fatin e njëjtë po e përjeton Aguero, vendin e të cilit e ka zënë një 19 vjeçar i ardhur nga Brazili, Gabriel Jesus.

‘DailyMail’ ka bërë një listë me futbollistë e mëdhenj që u injoruan nga Guardilola, duke shtirë në atë listë emra si Ronaldinho, Deco, Samuel Eto’o, Zlatan Ibrahimovic, Mario Mandzukic, Mario Gotze, Joe Hart, Yaya Toure dhe së fundi Sergio Aguero.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.