Ja lojtari me më shumë trofe , aktiv. 35 trofe në 34 vite karrierë

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Pas debutimit zyrtar me PSG, mbrojtësi brazilian ka fituar Superkupën e Francës. Në total, në krejt karrierën si futbollist, ai ka fituar 35 tituj në 34 vite. Pra, Dani Alves ka më shumë tituj se vjet. Më 6 maj ai mbushi 34 vite dhe të shtunën ngriti trofeun e 35-të të karrierës së tij, vetëm 17 ditë pas nënshkrimit me PSG. Ky sukses e konfirmon ish-mbrojtësin e Barcelonës si futbollistin më të suksesshëm, aktualisht aktiv. Vetëm egjiptian Hossam Hassan, 41 vjeç, braziliani Maxwell, 37 vjeç, dhe uellsiani Ryan Giggs, 36 vjeç, të gjithë në pension, e tejkalojnë atë. Dani Alves ka treguar të shtunën se nuk do të lodhet së fituari tituj. Pasi përjetoi fazën e artë me Barcelonën, ​​në radhët e të cilës arriti një dajak prej 23 titujsh, një vit më parë ai vendosi të shkojë te Juventusi. Me bardhezinjtë e Torinos fitoi titullin kampion dhe Kupën e Italisë. Atje e ndërprue kontratën dhe ka vetëm një javë që ka nisur aventurën e re në Paris. Debutimi zyrtar i Dani Alves në klubin francez ishte yjor. Ai mori përsipër përgjegjësinë e mposhtjes së golit të Monaco, shënuar nga Kylian Mbappé, si dhe asistoi Adrien Rabiot në golin vendimtar të fitores.

Ndarja e titujve të fituar Dani Alves gjatë karrierës së tij është si vijon:
Me Cruzeiro (1 titull)
1 “Campeonato de Bahía” – 2001

Me Sevilla (5 tituj)
1 Kupa e Mbretit – 2007
1 Superkupa e Spanjës – 2007
2 Kupa UEFA – 2006, 2007
1 Superkupa e Europës – 2006

Me Barçën (23 tituj)
6 La Liga – 2009, 2010, 2011, 2013, 2015, 2016
4 Kupa e Mbretit – 2009, 2012, 2015, 2016
4 Superkupa e Spanjës – 2009, 2010, 2011, 2013
3 Champions – 2009, 2011, 2015
3 Superkupa e Europës – 2009, 2011, 2015
3 Botërorë për Klubet – 2009. 2011, 2015

Me Juventusin (2 tituj)
1 Seria A – 2016
1 Kupa e Italisë – 2016

Me PSG (1 titull)
1 Superkupa e Francës – 2017

Me Brazilin (3 tituj)
1 Kupa e Amérikës – 2007
2 Kupa e Konfederatave – 2009, 2013

S'KA KOMENTE

Comments are closed.