Ja ndeshjet e luajtura në Kategorinë Superiore

0
SHPËRNDAJE
Loading...

tirana

Tirana-Korabi 1-1

Tirana ka barazuar përballë Korabit. Një rezulat ndëshkues për bardheblutë në një moment të vështirë pas humbjes në Vlorë. Ndërkohë që vendasit kalonin të parët në avantazh me Takun, barazonte Plaku për miqtë.

 

Vllaznia-Luftëtari 2-3

Skuadra e Luftëtarit ka bërë suprizën ndaj Vllaznisë në shtëpinë e kësaj të fundit. Golat për miqtë erdhë si pasojë e një autogoli i pari, e më pas në dopietë e Rexhinaldos. Kjo fitore ul shpresat e vendësve për tu ngjitur me lartë dhe konfirmon në krahun tjetër faktin se gjirokastritët nuk bëjnë shaka në rrugën e tyre.

 

Partizani-Laci 2-0

Në Elbasan Arena skuadra e Partizanit gjeti fitoren ndaj Lacit. Në fillim ishte Ekuban që kalon në avantazh skuadrën e kuqe pas një krosimit të Trashit, ndërkohë që më pas ishte Torasa që shënon golin e dytë të takimit dhe të parin personal në kampionatin tonë.

 

Kukësi-Flamurtari 1-0

Izair Emini mbetet deciziv në skuadrën e tij. Sërish goli i tij i ka dhënë fitoren e takimit dhe ngjitjen ën vendin e parë të skuadrës kuksiane. Ndërkohë që Flamurtari u mundua të barazonte shifrat duke goditur portën në disa raste, por pa patur fuqinë e duhur.

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.