Ja oferta që refuzoi Bicaj për t’iu bashkuar Flamurtarit

0
SHPËRNDAJE


Superiorja/ Ditmar Bicaj nënshkroi ditën e djeshme një kontratë njëvjeçare me opsion rinovimi edhe për një vit tjetër me Flamurtarin dhe doli para medieve, ku dha edhe përshtypjet e para për transferimin te vlonjatët.

Qendërmbrojtësi lezhjan ndër të tjera zbuloi edhe një ofertë që kishte refuzuar para firmosje me Flamurtarin

“Në momentin që po firmosja me Flamurtarin, drejtuesit e Shkëndijës më bënë një ofertë, por unë e refuzova. Jam i lumtur që vij në Vlorë, pasi Flamurtari ka qenë një klub që ka furnizuar edhe ekipet kombëtare, që nga moshat e deri te skuadra e parë. Flamurtari ka qenë akademi për futbollin shqiptar”, ka thënë ndër të tjera Bicaj në “Panorama Sport”.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.