Ja përgjigja e Jurgen Klopp ndaj ofertës së Marseille

0
SHPËRNDAJE

Jurgen KloppJurgen Klopp ka qenë një nga trajnerët e kontaktuar nga Olympique Marseille pas dorëheqjes së Marcelo Bielsas. Trajneri gjerman e ka refuzuar ofertën e klubit francez duke konfirmuar edhe njëherë zgjedhjen e tij për të bërë një vit pushim. Lajmi konfirmohet nga agjenti I tij: “Marseja ka treguar interesim të madh por nuk ka ardhur ende momenti që Jurgen të rikthehet në drejtimin e një pankine”. – u shpreh njeriu që kuron interesat e Klopp. Mediat gjermane e lidhin këtë refuzim edhe me faktin që Klopp vitin e ardhshëm mund të marrë drejtimin e Bayern Munich, me Pep Guardiolën që mund të kalojë te Manchester City.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.