Ja pse dështoi transferimi i Mustafit tek Interi

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Drejtori Sportiv i Interit, Piero Ausilio ka zbuluar se shkaqet financiare u bënë pengesë për transferimin e Shkodran Mustafit nga Arsenali. Futbollisti me origjinë shqiptare ishte shumë pranë transferimit në Seria A.

Klubi italian kishte ofruar një huazim me shumën 5 mln euro me të drejtë blerje 25 mln euro, ndërkohë që Arsenal nuk hiqte dorë nga kërkesa prej 40 milionë eurosh.

“Negociatat e vetme që kryem ishin për qendërmbrojtësin Shkodran Mustafi, por kur morëm vesh kërkesat e klubit të tij, e lamë,” u shpreh Ausilio.

Ziklatrit gjatë kësaj vere kanë transferuar: Matias Vecino, Milan Skriniar, Dalbert, Borja Valero, Joao Cancelo dhe Yann Karamoh.

Shkodran Mustafi

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU