Ja pse Partizanit nuk i jepet dot titulli

0
SHPËRNDAJE

Partizani - Skenderbeu dhe dy kapitenet Alban Hoxha dhe Bledi Shkembi
Partizani – Skenderbeu dhe dy kapitenet Alban Hoxha dhe Bledi Shkembi

Shuhen shpresat e Partizanit për fitimin e titullit kampion. Eshtë Kryetari i Komisionit të Etikës, Fatmir Braka që pohon një gjë të tillë në një intervistë për “Panorama Sport”.

“Ne jemi me pushime dhe nuk po shqyrtojmë asnjë çështje. Unë jam jurist prej vitesh dhe i njoh mire këto punë, një vendim i formës së prerë i marrë nga një institucion i një hallkë më të lartë nuk mund të ndryshohet nga një hallkë më e ulët. Prandaj, Komisioni i Etikës nuk ka fuqi për të hetuar Skënderbeun. E vetmja gjë që do të bëjmë është që do t’i hedhim një sy për të shuar kuriozitetin materialeve që do vijnë nga UEFA”-tha Braka.

Në qershor, UEFA e dënoi Skënderbeun me një vit mospjesëmarrje në Kupat e Europës dhe klubi i kuq kërkoi që titulli i sezonit të fundit të hiqej, por duket se nuk do ndodhë një gjë e tillë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.