Ja pse presidenti Nishani vizitoi klubin e Gallatasarajit

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Turqi, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka vizituar klubin e njohur të Gallatasarajit.

Shkak për këtë vizitë është bërë fakti se ky klub futbolli është themeluar nga djali i Sami Frashërit, Ali Sami Jen.

Ndërkohë Presidenti vizitoi edhe varrin e patriotit të madh shqiptar, që ka kontribuar aq shumë për vendin tonë.

”Është një nder i madh që të vizitoj varrin e Sami Frashërit, një figurë e rëndësishme si për Shqipërinë, ashtu edhe për Turqinë. Për shqiptarët, kjo familje vuri themelet e Rilindjes”, ishin fjalët e kreut të shtetit, Nishani.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.