Ja rreshtimi i Shqipërisë ndaj Danimarkës

0
SHPËRNDAJE

Kombëtarja/ Trajneri Xhani De Biazi duket se e ka bërë gati formacionin anti-Danimark. Padyshim mungesat në ekip, ku i fundit Elseid Hysaj peshon pak më shumë se të tjerët, kanë detyruar trajnerin De Biazi të bëjë disa modifikime. Në fakt italianit të natyralizuar shqiptar i pëlqen së tepërmi ndryshimi i emrave të formacionit nga ndeshja në ndeshje. Mbase një stradegji për të mos i krijuar kundërshtari një ide fikse për rreshtimin e formacionit të De Biazit.

11992180_10153510553312254_585406525_n
Gjithsesi, ndeshja e sotme ka risi në qendër të mbrojtjes ku pritet që njëri midis Xhimshitit dhe Ajetit të mbulojnë pozicionet e krahut e qendrës dhe krahut të djathtë të mbrojtjes. Ndërkohë që Odise Roshi duket se do ta nis nga stoli ku vendin do t’ja lërë bomberit Shkëlzen Gashi. Mbase Gashi me tipare më shumë offensive do të lejojë më shumë hapësira në prapavijë, por do të jemi më të rrezikshëm në sulm. Ndërkohë që Roshi është një lojtar që kthehet shumë në ndihmë të mbrojtës dhe shërben për skuadrën. Gjithsesi, këto janë zgjedhjet e trajnerit tonë dhe duhet të respektohen. Gjithashtu, edhe mungesa e Mërgim Mavrajt peshon dhe do të shikojmë një emër të ri në vendin e tij midis Xhimshitit dhe Ajetit. Cana është emri i padiskutuar në qendër të mbrojtjes, edhe pse forma e kapitenit tonë nuk është ajo optimalja për vetë aktivitetin e fundit të Canës ku dilemma për të qendruar të Lazio u konkretizua në orët e fundit të merkatos me një kalim në Nantes te Francës.

Ansi Agolli dhe Emir Lenjani do të mbulojnë fashën e majtë të ekipit tonë. Detyrë që e kanë bërë me sukses edhe në ndeshjet e kaluara. Ndërkohë që Arbrashi-Kukeli-Xhaka do të jenë treshja e mesfushës. Në sulm Cikalleshi pritet të jetë “snajperi” ynë. Shpresojmë që kavajasi kësaj here të gjejë rrugën e rrjetës në një ndeshje që nëse shënon historia është pjesë e pandarë në vazhdimësi.
Duke i uruar fitore përfaqësueses sonë e mbyllim këtu këtë analizë sipas këndvështrimit të minuta90.com lidhur me formacionin e mundshëm anti-Danimark.image

S'KA KOMENTE

Comments are closed.