Ja sa kushtojnë biletat për Skënderbeu – Beşiktaş

0
SHPËRNDAJE

Klubi korçar ka bërë publik çmimet dhe pikat e shitjeve të biletave për takimin e parë në grupe të Ligës së Europës mes Skënderbeut dhe Beşiktaş të Turqisë. Në tribunën kryesore çmimet variojnë nga 3000 lekë deri në 5000 lekë ndërsa tribuna Vip ka çmim 8000 lekë, çmim në të cilin është i përfshirë “katerigu” dhe pijet falas. Tribunat pas porte janë 400 lekë ndërsa tribunat F dhe D kushtojnë 600 lekë, tribuna ballore E kushton 700 Lekë.

Biletat mund të blihen te:
1- Kancelaria përballë me kinemanë e qytetit në Korçë.
2- Në stadiumin “Qemal Stafa” në Tiranë.
3- Tek pika e shitjes në “Elbasan Arena”.

 

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.