Ja sa paguhet Mlladen Milinkoviç i cili po bën suprizën me Luftëtarin e tij

0
SHPËRNDAJE

Luftëtari/ Trajneri Mlladen Milinkoviç është njeriu i momentit në Gjirokastër.

Trajneri serb i Luftëtarit ka bërë mjaft mirë, teksa skuadra e tij tashmë renditet në vendin e katërt me 28 pikë të grumbulluara. E mori ekipin gjirokastrit në këtë fillim sezoni dhe objektivi i tij ishte qëndrimi mes më të mirave. Por, javë pas jave skuadra e Luftëtarit tregoi që nuk është thjesht për “shëtitje” në Superiore.

Në shtëpi bluzinjtë janë kthyer në makth për pretendentët e titullit, si Kukësin, Skënderbeun dhe Partizanin ku nuk kanë arritur të fitojnë. Puna e mirë nga trajneri i gjirokastritëve është shpërblyer nga presidenca bluzi.

Tekniku serb, Mlladen Milinkoviç paguhet 2500 euro në muaj, që në sezon do të thotë 25 mijë euro. Para disa ditësh ai mori dy oferta nga dy klube aziatike, megjithatë i premtori besnikëri Luftëtarit deri në fund të këtij sezoni.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.