Ja sa serbë pritet të jenë në Elbasan

0
SHPËRNDAJE

elbVërtet tifozët serbë nuk e kanë të lejuar të shkojnë në Elbasan, për ndeshjen ndërmjet Shqipërisë e Serbisë, por kjo s’do të thotë që nuk do të ketë fare serbë. Mirëpo, kjo nuk nënkupton se në stadiumin ‘Elbasan Arena’ nuk do të ketë serbë. Madje, në bazë të informatave, teksa kanë dalë në shitje online edhe biletat, pritet të jenë 80-100 serbë që do të jenë pjesë e ndeshjes më të rëndësishme të Kuqezinjve në këto eliminatore. Në këtë ‘thes’ hyjnë përfaqësuesit e Federatës Serbe të Futbollit, përfaqësuesit e Kombëtares serbe, stafi teknik i Përfaqësueses, futbollistët, përfaqësuesit e vendit serb (mbi të gjitha politikanët), si dhe gazetarët e mediumeve të ndryshme serbe. Prandaj, tifozët duhet të kenë kujdes dhe të mos bien në provokime, pasi kundërshtari mund ta përgatisë lehtë ndonjë skenar, për ta dëmtuar Shqipërinë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.