Ja si do luajë Kukësi ndaj Austrisë së Vjenës

0
SHPËRNDAJE
Loading...

kukes
Sonte në mbrëmje në orën 21:05 Kukësi do të luajë kundër Austrisë së Vjenës, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të Europa Leagues.

Verilindorët do të kenë një sfidë mjaft të vështirë me Austrinë e Vjenës, ndërkohë që trajneri Lika ka bërë disa ndryshime në formacion, duke përfshirë treshen e mbërritur në huazim nga Skënderbeu.

Kukësi ka ndryshime në mesfushë pasi do të luajë Latifi, Lilaj e Fukui, që së bashku me dyshen Musolli-Karioka do formojnë pesëshen e këtij reparti.

Formacioni i mundshëm: Koliçi, Hallaçi, Malota, Shameti, Mici, Lilaj, Musolli, Latifi, Karioka, Fukui, Rangel.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.