Ja si do luajnë të kuqtë/ Nexhipi-Mazrekaj jashtë formacionit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

 

Nderim_Nexhipi_ne-derbiSkuadra e Partizanit i ka dhënë dorën e fundit përgatitjeve përpara sfidës së Ligës së Europës përballë Stromsgodset të Norvegjisë. Sipas atyre që janë parë në seancat stërvitore skema e Partizanit do të jetë 4-1-4-1. Në këtë mënyrë Hoxha rreshtohet mes shtyllave. Mbrojtja nga e majta në të djathtë është e përbërë nga Kalari, Vrapi, Bicaj, Ibrahimi. Ndërkohë që Fejzullahi pozicionohet përpara mbrojtjes, pozicon që e ka bërë edhe më parë nën drejtimin e Duros. Më pas katërshja vazhduese në mesfush nga e majta në të djathtë: Plaku, Trashi, Batha, Vila. I vetëm në majën e sulmit është Raçiç.

stervitPartizani2

Bie në sy formacion difensiv, duket që Partizani dhe trajneri Sulejman Starova, do të qendrojnë të kujdesshëm në mbrojtje për të kundërsulmuar më parë në sulm.

11667442_410252475835821_8945517876935486641_n

Por ajo që bie më tepër në sy është fakti se janë lënë jashtë formacionit lojtar si Nexhipi, i cili ka pasur fërkime gjatë ditëve të kaluara me trajnerin Starova duke mos e pranuar stolin. Gjithashtu edhe Mazrekaj do të ulet në stol.

stervitPartizani

Gjithsesi, në fund trajneri edhe mund të ndryshoj mendje, çdo zgjedhja është eskluzive e tij, por deri tani formacioni më i mundshëm është ky që po ju paraqesim, sipas infove që “Minuta90” ka siguruar.

11705192_410252509169151_6125001967410595646_n

_________________Hoxha________________________ 

 

__Ibrahimi____Bici_________Vrapi______Kalari______

 

________________Fejzullahi_______________________ 

__Vila_________Batha_____Trashi________Plaku______

  

__________________Raçiç________________________

 

Skema 4-1-4-1

Trajneri: S. Starova

S'KA KOMENTE

Comments are closed.