Ja si do të luajë Juve me Cuadradon në fushë

0
SHPËRNDAJE

Cuadrado ka firmosur sot kontratën me Juven që do ta lidhë atë me klubin bardhezi deri në qershor të 2016-ës. Me kolumbianin në fushë Allegri do të ketë disa zgjidhje pasi përveç 4-3-1-2 që përdor aktualisht, me Cuadradon do mund të luajë edhe me 4-3-3 apo 3-5-2. Nëse tekniku livornez do të zgjidhte 4-3-3 atëherë Cuadrado të kishte si partner sulmi Dybalan dhe Mandzukic në një skemë si e mëposhtmja:

4-3-3

Alternativa tjetër do të ishte një 3-5-2 ku nga krahët do të luanin dy lojtarë me tipare shumë sulmuese si Alex Sandro dhe kolumbiani i ardhur nga Chelsea:

3-5-2

 

Cuadrado rrit në mënyrë të ndjeshme potencialin ofensiv të Juventusit por do ti japë edhe më shumë alternativa Kampionëve të Italisë që mund të ndryshojnë skemë në varësi të kundërshtarit apo të situatave të lojës.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.