Ja si do të luajë Kukësi për kupë ndaj Tiranës

0
SHPËRNDAJE
Loading...


Në klubin verilindor më shumë po mendohet për sfidën
ndaj Laçit në kampionat, sesa fati i Kupës, e cila është
vërtet një provë force për të dyja, pasi për vetë historikun
e dy klubeve dhe renditjen e tyre pritet që sfida
të jetë mjaft e ndezur.
Tre janë “hallet” e drejtuesve të Kukësit për ndeshjen ndaj
Tiranës, e para: se si t’u shpëtojnë fjalëve të opinionit publik dhe mediave, pasi klubi ka hequr dorë nga kupa për kampionatin, e dyta mos ta humbasin takimin që mos të kritikohen dhe vërtetojnë
hapur aleancën dhe e treta të ruajnë disa nga lojtarët e rëndësishëm, por nëse nuk i hedhin në fushë që nga fillimi titullarët do dalin “blof”, ndaj do luajnë të gjithë titullarët nga fillimi, por jo përgjatë gjithë lojës, pasi nuk duhet të lodhen, ose të luajnë dhe mos të vrapojnë apo dëmtohen, pasi duhet të jenë gati për kampionatin.

Në këtë ndeshje me shumë mundësi pritet të luajë
si titullar Ebong, por ndoshta edhe Guri. /PanoramaSport

S'KA KOMENTE

Comments are closed.