Ja si i përgjigjet Alban Hoxha, presionit të Moxhit

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Partizani/ Situata nuk është aspak e mirë te skuadra e Partizanit në këtë fillim sezoni. Në klub ka një cështje që quhet “Alban Hoxha” dhe që nuk po merr zgjidhje akoma.

Pas polemikave të shumta me klubin, që shkuan deri në përjashtimin e tij nga ekipi dhe një gjobë prej 2000 eurosh, portieri ka reaguar për herë të parë.

Albani ka vendosur që t’i kundërpërgjigjet drejtorit Moxhi edhe pse jodirekt. Italiani deklaroi dje se nëse Hoxha nuk kërkon falje, nuk luan më me Partizanin.

Sot vjen edhe reagimi i gardianit. Hoxha ka postuar një foto në rrjetin social “Instagram” ku duket duke u stërvitur dhe e ka shoqëruar me mbishkrimin: ” Never give up” (Asnjëherë s’dorëzohem), duke i lënë të kuptohet klubit të kuq, se ai do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU