Ja si luan Partizani ndaj Kukësit

0
SHPËRNDAJE

2015-16 Europa League Partizani - Stromsgodset 0-1Trajneri Sulejman Starova e ka strategjinë e qartë për ndeshjen duke modifikuar formacionin e tij në mënyrë që të përshtatet me kundërshtarin e rradhës. Edhe në sfidën e sotme ndaj kuksianëve, Starova ka modifikuar formacionin e tij. Në portë do të jetë kapiteni Alban Hoxha.

Në mbrojtje risia do të jetë Labinot Ibrahimi që do të jetë në të djathtë, në qendër Ditmar Bici dhe Endri Vrapi dhe nga e majta Renaldo Kalari. Arbnor Fejzullahi do të spostohet në mesfushë, por është ende e paqartë nëse do të aktivizohet në qendër së bashku me Idriz Bathën dhe Lorenc Trashin, apo do të kalojë në krahun e djathtë.

Nga e majta është Mentor Mazrekaj, ndërkohë që Sebino Plaku varet nga pozicioni i Fejzullahit, nëse ky i fundit luan në qendër Plaku kalon në krahun e djathtë të sulmit të kuq, nëse Fejzullahi luan në të djathtë, atëherë Plaku pozicionohet pas pykës së vetme që pritet të jetë Xhavahir Sukaj i rekuperuar në momentet e fundit.

Kjo është përshtatja e ekipit të kuq, mbase shumë i ngjeshur në mesfushë për t’i bërë ballë ansamblit brazilian. Stevan Raçiç pritet të ulet sërish në pankinë. Ky është formacioni i mundshëm sipas informacioneve tona.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.