Ja si mund të kualifikohet Kosova

0
SHPËRNDAJE


Kosova humbi nga Danimarka në parakualifikimet për Kampionatin Evropian në futsall.

Danimarka mori kryesimin në Grupin E me 6 pikë. Pikë të njëjta ka edhe Kosova, raporton “Zëri.info”.

Kur dy ekipe mbesin me pikë të njëjta, atëherë në konsideratë merret loja mes tyre, e cila në këtë rast flet në favor të Danimarkës.

Andaj, Qipro duhet të fitojë kundër Norvegjisë, sepse në këtë mënyrë qipriotët do t’i bënin 6 pikë. Dhe, sipas rregullit, kur tri ekipe mbesin me pikë të njëjta, atëherë parasysh merret golaverazhi, e jo ndeshjet në mes tyre.

Aktualisht, golaverazhin më të mirë e ka Kosova. Kurse, Qipro konsiderohet favorite për duelin me Norvegjinë, e cila nis në ora 17:30.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.