Ja si mund të luajë Skënderbeu, konfirmohet premio 500 mijë euro

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Superiorja/ Ekipi i Skënderbeut luan sot një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë si klub. Korçarët do përballen me moldavët e Milsami Orhei në orën 19:00, ndeshje e vlefshme për turin e tretë të Champions League. Mbrëmjen e djeshme trajneri Josa zhvilloi seancën e fundit përgatitore me ekipin e tij përpara ndeshjes, dhe i ka idetë i qartë për formacionin. Ja si mund të luajë Skënderbeu në ndeshjen e sotme. Në portë si zakonisht do të jetë Orges Shehi. Mbrojtja do të përbëhet nga katërshja Vangjeli, Radas, Jashanica, Abazi. Në mesfushë me shumë mundë trajneri bardhekuq do të hedhë treshen Lilaj-Shkëmbi-Nimaga, ndërsa krahët do ja mbulojnë Berisha dhe Latifi. Në majën e sulmit do të jetë shkodrani Hamdi Salihi, i cili në ndeshjen e parë ndaj Crusaders shënoi një dopietë.
image
Ja formacioni i mundshëm i Skënderbeut

Shehi
Vangjeli — radas — Jashanica — Abazi

Lilaj — Shkëmbi — Nimaga

Berisha — Latifi

Salihi

Edhe presidenca e klubit korçar ka premtuar mbështetje maksimale për ekipin. Drejtuesit më të lartë të Skënderbeut kanë vënë një super premio në rast kualifikimi për në turin tjetër. 500.000 mijë euro është shifra që do të vihet në dispozicion të lojtarëve në rast se arrihet një kualifikim. Kjo është edhe premio më e lartë e vendosur ndonjëher nga një klub shqiptar, dhe dukse se do të jetë akoma një motiv më shumë për lojtarët korçarë.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.