Ja situata e dëmtimeve te Flamurtari, Berisha dhe Fazliu në dyshim

0
SHPËRNDAJE

15235815_1263945167014336_7566210998359692322_oFlamurtari u ka dhënë dje dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e sotme që luhet në orën 18:00 në Vlorë përballë Vllaznisë së Shkodrës. Kuqezinjtë e kanë zhvilluar stërvitjen e djeshme në aneksin e stadiumit, ku janë vendosur pasdite nën urdhrat e trajnerit Mezani.

Për këtë takim, vlonjatët do të kenë dy mungesa të sigurta. Mbrojtësi Ilir Berisha ende nuk e ka marrë veten pas dëmtimit, por mungesë e rëndësishme pritet të edhe ajo e mesfushorit me tipare sulmuese, Astrit Fazliu, që ka pasur probleme në këmbën e djathtë.

Megjithatë, sot do të shikohet edhe më mirë gjendja e mesfushorit Fazliu, ku nëse para ndeshjes ka përmirësime, edhe mund të sakrifikojë dhe të shtrëngojë dhëmbët për të qenë në gatishmëri të skuadrës për t’u aktivizuar. Klubi u ka bërë dje thirrje tifozëve që të jenë sa më të shumtë në stadium ndeshjen e sotme. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.