Ja skema me të cilën do luaj Kombëtarja me trajnerin e ri

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Kombëtarja / Guxim, besueshmëri dhe forcë grupi. Këto janë tri pikat në të cilat Christian Panucci e ka mbështetur karrierën e tij të shkurtër si trajner. Ekipet e tij deri tani kanë luajtur me modulin 4-3-3, ndërsa italiani kërkon që të gjithë të japin maksimumin. Në fushën e lojës, sipas tij zbresin vetëm ata që e meritojnë. Panucci i ka gjërat e qarta në lidhje me raportin që ndërton me lojtarët dhe punën që duhet bërë për të arritur rezultatet pozitive.

Besueshmëria mbi stafin dhe mbi lojtarët, kjo është fjala kyçe sipas tij për këdo që ka dëshirë të bëjë trajnerin. Në ekipet e tij ka një rregull të artë: Luajnë vetëm ata që e meritojnë, impenjohen maksimalisht në stërvitje dhe gjatë ndeshjeve zyrtare. “Besueshmërinë duhet ta krijosh ditë pas dite duke qëndruar mbi palët. Raporti me lojtarët është i rrezikshëm sepse ata mund të të ‘peshojnë’ dhe pastaj të sillen ndryshe me ty”, ka thënë Panuçi në kohën kur mori drejtimin e Livornos.

Ndoshta strategjia dhe mënyra se si Panucci e rreshton skuadrën në fushën e lojës ka qenë më pak e rëndësishmja në diskutimet që ka bërë FSHF-ja me trajnerin e ardhshëm. I pëlqen futbolli sulmues dhe skema më e përdorshme e tij është 4-3-3, që përkthehet ndryshe në 4-5-1. Praktikisht do të vazhdojë të ndjekë linjën e De Biazit, me një mesfushë të ngjeshur dhe lojë nga krahët për të goditur kundërshtarin.

Deri në këtë pikë, duket se kuqezinjtë do ta kenë të lehtë për të përthithur idetë e tij të lojës dhe mënyrën se si do ta godasin kundërshtarin. Fakti që edhe trajneri i ardhshëm është italian, ashtu si ai paraardhësi është një faktor pozitiv që do t’i japë vazhdimësi lojës së kombëtares. Në fund të fundit, ata fillimisht mendojnë për të mos pësuar dhe pastaj për t’i shënuar gol kundërshtarit.

S'KA KOMENTE

Comments are closed.