Ja sulmuesi portugez që kërkon Tirana

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Abel Isa Kamara është sulmuesi portugez që presin bardheblutë. Burime të sigurta për “Panorama Sport” zbulojnë emrin e lojtarit, i cili prej muajsh është në planet e skuadrës kryeqytetase. Portugezi i lindur në Guine mund të jetë lojtari që do t’i bashkohet Tiranës për vijën e parë.
image
Lojtari 25-vjeçar shihet si një alternativë për të forcuar ofensivën, megjithatë, që të realizohet ky operacion merkatoje, duhet akord me Belenenses. Skuadra që militon në Ligën e Parë në Portugali e ka nën kontratë këtë futbollist dhe rruga e vetme që Kamara të vishet bardheblu është që të vijë në formë huazimi.

Kartoni i këtij lojtari është me kosto tejet të lartë, ndaj Belenenses vetëm në këtë formë mund ta sjellë lojtarin te Tirana, duke e huazuar. Paga e sulmuesit do të mbulohet nga të dyja klubet, pra, gjysma nga portugezët dhe pjesa tjetër prej kryeqytetasve. Një tjetër klauzolë që mund të përfshihet në kontratën mes dy klubeve lidhet me shitjen e lojtarit. Pra, nëse portugezi do të ketë oferta gjatë kohës që do të luajë në Superiore, nëse lojtari shitet, atëherë një pjesë të mirë të përfitimeve, rreth 40 për qind, i arkëton Tirana. /Panorama Sport/

Video teksa sulmuesi Camara i shënon Gjermanisë

SKEDA
NËNSHTETËSIA: Portugeze
VENDLINDJA: Guine, Bisau
MOSHA: 25 vjeç
ROLI: Sulmues
GJATËSIA: 1.86 m
Karriera:
Belenenses
Æ Estrela Amadora (hua)
Æ Beira-Mar (hua)
Æ Petrolul Ploiesti (hua)
KOMBËTARJA
2011-2012 Portugali U21
2010-Guinea

S'KA KOMENTE

Comments are closed.