Ja topat zyrtarë të Kategorisë Superiore sezonin e ardhshëm

0
SHPËRNDAJE
Loading...

Federata Shqiptare e Futbollit para pak kohësh ka iniciuar një projekt për të shpërndarë topa falas për të gjithë futbollin shqiptar, duke filluar nga Kategoria Superiore dhe deri tek ajo amatore, përkatësisht, deri në femijët e moshave 7-vjeçare. Topat do të jenë të me logot e kompeticioneve.

Ditën e sotme FSHF prezantoi edhe një herë tjetër logon finale të topave, tashmë të konfirmuar që do të përdoren në Kategorinë Superiore dhe të Kategorinë e Parë, por edhe topi zyrtar i FSHF. Topi i Kategorisë Superiore dhe Kategorisë së Parë do të ketë çertifikimin përkatës FIFA-Pro, i cili është niveli më i lartë i aprovimit të topave, ndërsa topat e stërvitjes do të kenë çertifikimin e FIFA-IMS (International match Standarts).

Nga sa bëjnë me dije burime të sigurta të minuta90.com, topat do t’i shpërndahen klubeve dhe skuadrave për sezonin e ardhshëm 2017-2018, teksa sasia e tyre do të jetë 17500 topa në vit. /minuta90.com/

S'KA KOMENTE

Comments are closed.